Lear Ekokemika Albania

Lear Ekokemika Albania
Kush jemi ne?
“LEAR-Ekokemika Albania” është një kompani e suksesshme shqiptare, pjesë e grupit “Ekokemika International”, e cila operon në linjën e detergjentëve profesional dhe aksesorëve për auto-lavazho. E themeluar në vitin 2012 me bashkëortakësi, kjo kompani drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm z.Ardjan Godaj, me një eksperiencë të mëparëshme 12-vjeçare në fushën e detergjentëve dhe përbëhet nga një staf i përgjegjshëm e tepër i kualifikuar në këtë drejtim.

Çfarë përfaqësojmë
me Ekokemika Albania?
“Ekokemika International” është një trademark dhe një grup ndërkombtar lider në sektorin e detergjentëve profesional. Me kompani në 56 vende të botës dhe një potencial rritës gjithnjë në zgjerim e sipër, ky grup ia ka dal me sukses jo vetëm që të jetë konkurues në tregun botëror por mbi të gjitha të mbaj emrin e tij lart. Për ne emri është prioritar. Ai jo vetëm na veçon prej të tjerëve verbalisht por edhe substancialisht. Pasi ajo që “Ekokemika” përfaqëson është një produkt cilësor, miqësor ndaj mjedisit e mbi të gjitha me çmimet më të mira në treg. Ne nuk bëjmë reklama pasi besojmë tek produkti që disponojmë. Dhe produkti flet vet gjatë përdorimit. Ne e shpërblejmë besimin tuaj me cilësinë e shërbimit!
Shfleto Produktet

